top of page

Galaxy moda
Fasoneri
Su Di Noi / About Us
Puna jonë me copat dhe veshjet ka filluar që në vitin 2000, ku falë pasionit dhe dëshires per to Stilistja me famë ndërkombetare Edlira Koça hapi për herë të parë një dyqan të vogël ku filluan të vizatoheshin skicat e para mbi copat e klientëve. Vit pas viti dhe pas cdo veshje të realizuar u kaluan shumë vështirësi të profesionit, por pasioni per stilimin dhe qepjen e veshjeve mbizotëroje mbi vështirësitë. Pas plot 18 vitesh eksperiencë dhe bashkpunime me VIP si Marina Vjollca, Luana Vjollca, Rudina Dembacaj, Xhemi Shehu, Ciljeta Cilaga, Eni Vasili, Fjoralba Ponari, Valbona Mema, Ori Nebiaj, Olta Gixhari, Enida Tarifa si dhe te nje bashkëpunimi të gjatë me kostumografen e Top Channel Elva Bella, Stilistja Edlira Koça ne bashkpunim me menaxheren Malvina Kasaj vendosën të punojnë edhe në sektorin Fasonist. Në vitin 2018 hapen dyert e Galaxy Moda Fasoneri.
Ajo nis me vështirësitë e fillimit të një pune shumë të ndërlikuar dhe të re për ne. Por perseri dëshira e mirë dhe pasioni triunfuan mbi vështirësitë.
Sot Galaxy Moda Fasoneri është një rrobaqepesi profesionale, me një staf të kualifikuar dhe me një organizim te strukturar.
Ambjent modern pune me kushte shumë të mira bashkëkohore, si system ajrimi, tualete higjenike, karrige profesionale plus jastëk memory, uji I pishem, kafe, etj.
Filozofia e punëes tonë eshte krijimi i një familje të madhe qe punon për te njejtin qëllim atë te arritjes së objektivave.
Aktualisht Galaxy Moda Fasnoeri ka një staf prej 50 personash te moshave dhe gjinive të ndryshme!
Në repartin tonë do te gjeni ndjenjën e familjaritetit, të rrespektit dhe të dëshirës per bashkpunim!
bottom of page